Flakët përfshijnë një anije në Portin e Shëngjinit (VIDEO)
foto nga vendi i ngjarjes SHËNGJIN- Pasditen e sotme në Portin e Shëngjinit një anije është përfshirë nga zjarri. Pas sinjalizimit për ngjarjen, shërbimet zjarrfikëse janë nisur drejt portit dhe kanë nisur menjëherë operacionin për vënien nën kontroll të flakëve. Në ndërhyrje janë angazhuar edhe punonjës të portit, të cilët po ndihmojnë në përpjekjet për izolimin e zjarrit. View this post on Instagram Ende nuk ka një informacion zyrtar mbi rrethanat që kanë çuar në shpërthimin e flakëve, ndërsa mbetet e paqartë nëse në momentin e ngjarjes ka pasur persona në bord. Autoritetet vijojnë ndërhyrjen në zonë, ndërsa pritet që në vijim të dalin më shumë detaje lidhur me shkaqet e zjarrit dhe pasojat e tij./ZËRI
Burimi:
zeri.ai