Flakët përfshijnë Lazaratin/ Zjarri rrezikon banesat, zjarrfikësit në terren
foto nga zjarri LAZARAT- Një vatër zjarri është shfaqur gjatë ditës së sotme në fshatin Lazarat, duke përfshirë një sipërfaqe me barishte dhe shkurre. Flakët morën përmasa të konsiderueshme dhe për shkak të afërsisë me banesat, situata paraqiti rrezik për përhapjen e zjarrit drejt zonës së banuar. Pas njoftimit, shërbimi zjarrfikës u angazhua menjëherë në terren me një automjet dhe forcat e ndërhyrjes. Ndërhyrja bëri të mundur izolimin e flakëve dhe frenimin e përhapjes së tyre në drejtim të banesave. Aktualisht situata është nën kontroll. Ekipet zjarrfikëse vijojnë punën për shuarjen përfundimtare të zjarrit dhe kontrollin e zonës për të eliminuar vatrat e mbetura./ZËRI
Burimi:
zeri.ai