No Image Available

Flakët përfshijnë kuzhinën e një hoteli në Gjirokastër, ndërhyrja e shpejtë shmang përhapjen e zjarrit

foto nga vendi i ngjarjes GJIROKASTËR- Një zjarr ka përfshirë pasditen e kësaj të shtune kuzhinën e një hoteli në lagjen 18 Shtatori në Gjirokastër, por ndërhyrja në kohë e shërbimit zjarrfikës ka parandaluar përhapjen e flakëve në ambientet e tjera. Shërbimi i MZSH-së Gjirokastër është njoftuar rreth orës 15:03 për situatën, ndërsa një grup zjarrfikësish është nisur menjëherë drejt vendngjarjes. Me mbërritjen në hotelin 'Garden' efektivët kanë konstatuar se zjarri kishte rënë në ambientin e kuzhinës. Flakët janë neutralizuar duke përdorur fikëse pluhuri dhe ujë duke bërë të mundur izolimin dhe shuarjen e plotë të zjarrit. Nga verifikimet paraprake dyshohet se shkak i zjarrit është bërë një pajisje gazi mbi të cilën ishte vendosur një tenxhere për ngrohjen e ujit dhe që kishte mbetur...