Flakët përfshijnë Bagon e Kavajës, rrezikohen tre banesa/ Zjarrfikësit në aksion për shuarjen e zjarrit (VIDEO)
KAVAJË- Vijon të jetë ende aktive vatra e zjarrit e shfaqur në Bago të Kavajës, ndërsa flakët kanë rrezikuar edhe tre banesa që ndodhen pranë zonës së përfshirë. View this post on Instagram Situata ka kërkuar ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse, të cilat ndodhen në terren dhe po punojnë për izolimin e plotë të vatrës, me qëllim parandalimin e përhapjes së flakëve drejt banesave dhe zonave përreth. Pavarësisht rrezikut të krijuar, tre banesat pranë vatrës së zjarrit kanë shpëtuar pa dëme materiale. Deri në këto momente nuk raportohet për persona të lënduar. Në vendngjarje ndodhet edhe drejtori i Zjarrfikësve në Kavajë, Igli Merhori, i cili po ndjek nga afër situatën dhe ndërhyrjen e shërbimeve zjarrfikëse. Forcat në terren vijojnë punën për neutralizimin e...
Burimi:
zeri.ai