Burimi:
Standard.al

Foto © Standard.al
Flakët e plehrave në Elbasan, 10 vjet gënjeshtra nga Rama për Inceneratorin
Edhe një verë tjetër gazrat toksikë që gjenerohen nga flakët e mbeturinave helmuan Elbasanin, një ritual që përsëritet thuajse çdo vit, sa herë temperaturat ngrihen dhe malet me plehra digjen masivisht. Për gati 24 orë zjarrfikësit u përpoqën të vënë nën kontroll flakët, ndërsa një shtëllungë e madhe tymi ngrihej në periferi të qytetit. Si zakonisht institucionet e menaxhimit të mbetjeve u gjendën të papërgatitura dhe ia lanë fajin temperaturave të larta, ndërsa pamje si kjo më poshtë dëshmojnë përmasat e rrezikshme të një fenomeni vrastar që duhej të kishte marrë fund një herë e mirë. Zyrtarët lokalë justifikohen me...