Flakë të mëdha në magazinat e Gjirokastrës, gjysma e qytetit mbetet pa energji
Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë gjatë natës në Gjirokastër, duke përfshirë disa magazina që ndodhen në ambientet e ish-NPA-së. Flakët kanë qenë intensive, ndërsa si pasojë e zjarrit është ndërprerë furnizimi me energji elektrike në rreth gjysmën e qytetit për afro 30 minuta. Më pas, energjia është rikthyer normalisht. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat kanë ndërhyrë për shuarjen e zjarrit dhe kanë arritur të vënë flakët nën kontroll. Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa zjarri ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Shkaqet e rënies së tij mbeten ende të paqarta.
Burimi:
kohajone.com