Flakë brenda institucioneve dhe përplasje me policinë, protesta përshkallëzohet
Protestuesit kanë bllokuar dhe shkatërruar një makinë policie gjatë tubimit. Në tensione e sipër, protestuesit vunë në shënjestër disa institucione, si Ministria e Financave, Ministria e Drejtësisë, apo edhe Bashkia e Tiranës. Pasi i rrethuan institucionet, protestuesit u vunë edhe flakën. Gjithashtu protestuesit qëndruan për disa orë te Kryeministria, ku pati edhe tensioneve mes forcave të policisë të cilët më pas u përgjigjën me gaz lotsjellës.
Burimi:
ntv.al