FjalaFest/ Letërsia shqipe prezentohet në Milano
Më 20–22 nëntor 2026, në Milano, zhvillohet edicioni i tretë i FjalaFest – Festivali i Letërsisë Shqipe, një ngjarje që bashkon shkrimtarë, përkthyes, botues dhe lexues rreth letërsisë shqipe dhe pranisë së saj në hapësirën kulturore italiane e evropiane. Programi i pasur përfshin takime me autorë, prezantime librash, diskutime mbi përkthimin dhe qarkullimin ndërkombëtar të letërsisë shqipe, ekspozita dhe ndarjen e çmimit për përkthimin më të mirë nga shqipja në italisht. Forum 26 është partner i këtij edicioni dhe do të përfaqësohet nga Stefan Çapaliku, Ag Apolloni, Vlora Konushevci, Entela Tabaku, Primo Shllaku dhe Granit Zela, të cilët do të marrin pjesë në veprimtaritë e festivalit. Stefan Çapaliku do të moderojë gjithashtu takimet me autorët shqiptarë dhe përkthyesit italianë. Një tjetër mundësi e çmuar për...
Burimi:
kultplus.com