Fitore me “telekomandë” në Superiore, skuadrat e mbijetesës bëjnë “namin”, ashtu siç e parashikuan kompanitë e basteve
Kampionati shqiptar prodhoi një nga javët më të parashikueshme të viteve të fundit. Dhe nuk fituan ekipet kryesuese, por fituan të gjitha skuadrat e fundit të tabelës përballë ekipeve pretendente. Ashtu siç e kishin parashikuar kompanitë e basteve një ditë më parë, sipas fotos së koefiçientëve që Top Channel e ka vënë në dispozicion dhe që e paralajmëroi me një artikull para se të zhvilloheshin ndeshjet se diçka anormale po ndodh. Kjo “diçka” zakonisht përkthehet në paracaktim rezultati, ose e thënë më thjesht, trukim rezultati. Nuk ka të bëjë fare me sportin, por me interesa financiare ose përfitime të tjera, ose edhe qoka, por që e shkatërrojnë garën. Kuotimet e kompanive të basteve para ndeshjeve të kësaj jave të Superiores Vora mundi Elbasanin kryesues 4-2,...
Burimi:
top-channel.tv