Fitore heroike e Egnatias, rrogozhinasit mposhtin Vllazninë dhe “flirtojnë” me titullin kampion
Egnatia mposht Vllazninë në një ndeshje plot emocione dhe i afrohet shumë titullit kampion. Skuadra e drejtuar nga Nevil Dede arriti të fitojë me shifrat 1-2 në “Air Albania”, ndeshje e vlefshme për javën e dytë të Final 4. Ndeshja nisi me Vllazninë më të uritur dhe më ofensive, por goli erdhi në anën tjetër në minutën e 39-të. Eljon Sota shfrytëzon në perfeksion një kros nga e djathta dhe me një gjuajtje shumë të kalibruar me kokë arrin të tundë rrjetën. Goli i jep qetësi skuadrës rrogozhinase, që luan më e tërhequr dhe i lë terren Vllaznisë. Shkodranët janë të parashikueshëm dhe Egnatia arrin t’i neutralizojë. Por kjo situatë zgjat deri në minutën e 77-të kur Qato përfiton nga një top i kthyer nga...
Burimi:
top-channel.tv