Fitore e madhe për Teutën me aromë titulli, dy golat që tregojnë shumë kundër Dinamos

Fitore e madhe për Teutën me aromë titulli, dy golat që tregojnë shumë kundër Dinamos

Teuta është një ecuri mbreslënëse në Superiore. Ekipi i drejtuar nga Tetova ka arritur të fitojë në shifrat 0-2 kundër Dinamos. Pedro në minutën e 31 do të realizonte një gol nga qendra e zonës pas një krosimi të ardhur nga krahu i majtë i sulmit. Ndërkohë në minutën e 63, pas një tjetër kombinimi të bukur, Arifi do të realizonte edhe golin e dytë. Kjo është fitorja e parë e vërtetë ku Teuta tregon se është gati që në këtë sezon për të fituar titullin kampion, kundër Dinamos së Ilir Dajës që paraqet edhe ajo diktatin e vet në këtë kampionat. Me 19 pikë dhe 6 fitore e 1 barazim në 7 ndeshje, ecuria e Teutës është fantastike. /Sport Ekspres/