Fitore bindëse e Shqipërisë U-15 në Podgoricë ndaj Malit të Zi
Kombëtarja shqiptare U-15 e ka nisur me fitore serinë e dy ndeshjeve miqësore ndaj Malit të Zi, duke triumfuar me rezultatin 3-0 në takimin e zhvilluar këtë të martë në “Gradski Stadion” të Podgoricës. Trajneri Bledar Borova e nisi ndeshjen me këtë formacion titullar: Genis Mlloja (GK), Gabriel Haka, Alessio Paloka, Ergi Syziu (C), Uvejs Kadriu, Roger Mecja, Rouen Dani, Brajan Hykollari, Patrik Shurdhaqi, Leon Ramaj, Rei Muca. Kuqezinjtë e rinj zhvilluan një paraqitje mjaft pozitive, duke e mbyllur pjesën e parë me një avantazh të pastër prej tre golash. Brajan Hykollari ishte protagonist në këtë pjesë të lojës, duke realizuar dy gola në minutat 17-të dhe 27-të. Pak para përfundimit të pjesës së parë, në minutën e 39-të, Rei Muca shënoi golin e tretë...
Burimi:
telesport.al