Fiton çmimin më të rëndësishëm letrar francez, autori pranon përdorimin e ChatGPT-së

Fiton çmimin më të rëndësishëm letrar francez, autori pranon përdorimin e ChatGPT-së

Shkrimtari francez Philippe Jaenada ka fituar çmimin prestigjioz letrar Prix Goncourt 2026, ndonëse ka pranuar se gjatë procesit të shkrimit të romanit të tij ka përdorur inteligjencën artificiale (AI), duke nxitur debat të ri mbi ndikimin e teknologjisë në letërsi. Jaenada u shpall fitues më 3 nëntor për romanin “L’Inconnue du quai de Javel” (E panjohura e kalatës së Javelit), një vepër që trajton hetimin e vrasjes së pazbardhur të një gruaje të re në Parisin e pasluftës. Shkrimtari 62-vjeçar ka treguar se e ka përdorur inteligjencën artificiale në tri raste gjatë punës për librin. Në njërin prej tyre, ka përfshirë një fjali të shkruar nga ChatGPT, me qëllim që të luante me lexuesin. Në një rast tjetër, e ka përdorur teknologjinë për të ironizuar...