Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Fishta më 1913: Çdo kopuk don me u shitë Bismark
Shkrimi i mëposhtëm është shkruar nga Gjergj Fishta në vitin 1913. Shkrimi me titullin “Shqiptarët presin çfarë u jep Europa” flet për politikanët që mendojnë për interesat e tyre personale e jo të shqiptarëve. Tekstin e Fishtës mund ta lexoni të plotë më poshtë. “Në Shkodër si një herë në herë, rrena, pluhun, balt, kuaj e ka tana, muzikë, peca e… Rrnoftë Shqipnia! – por punë pa të cilat Shqipnia nuk mundet me dalë në dritë pak e aspak. Njerëzit janë tuj ndejë hijeve pa punë, tuj pritë me gojë hapët, si zogj pëllumbash, pale se shka po u bjen nana-vida Europë. Por, për një herë prit zot veç… mizat, sepse me ç’andra po shihen vonë a vonë do t’ju bien gja në skjep. E...