Financial Times: Rusia po planifikon vrasjen e drejtuesve të industrisë së mbrojtjes në Evropë
Rusia po shton përpjekjet për të vrarë drejtues të kompanive të industrisë së mbrojtjes në vende të ndryshme të Evropës. Lajmi bëhet i ditur nga gazeta britanike Financial Times, e cila citon përfaqësues të pesë shërbimeve të ndryshme evropiane të inteligjencës. Sipas zyrtarëve të inteligjencës, Kremlini ka urdhëruar zgjerimin e operacioneve të sabotimit dhe të veprimeve të fshehta në Evropë, me qëllim dobësimin e mbështetjes perëndimore për Ukrainën. Raporti thekson se vrasja e civilëve evropianë, një veprim që dikur konsiderohej i papranueshëm edhe për shërbimet sekrete ruse, po merr gjithnjë e më shumë rëndësi në planet e Moskës. Sipas burimeve të cituara nga Financial Times, kjo tregon një përshkallëzim të përpjekjeve ruse për të ushtruar presion ndaj vendeve evropiane dhe për të dobësuar mbështetjen e...
Burimi:
javanews.al