Finalja Vllaznia-Egnatia nis direkt me gol, rrogozhinasit kalojnë në avantazh (video)

Finalja Vllaznia-Egnatia nis direkt me gol, rrogozhinasit kalojnë në avantazh (video)

12 Maj 2025 20:15 Telesport Po luhet në “Arenën Kombëtare” finalja e madhe për të përcaktuar fituesin e këtij sezoni në Abissnet Superiore, mes Vllaznisë dhe Egnatias. Shkodranët eleminuan në gjysmëfinale Dinamon me rezultatin 2-1, ndërsa Egnatia barazoi pa gola ndaj Partizanit, por duke u renditur më mirë gjatë sezonit të rregullt, kaloi në finale. Finalja ka nisur direkt me gol, ku rrogozhinasit kanë kaluar në avantazh pas 6 minutash lojë. Pas një kundërsulmi të shpejtë, Bakayoko shmang mbukur mbrojtësin e Vllaznisë dhe asiston për Regi Lushkjan, i cili e kishte shumë të lehtë të dërgonte topin në rrjetë. SHIKOGOLIN Shkodranët kërkojnë të fitojnë titullin pas 24 vitesh, ndërsa rrogozhinasit do të kërkojnë të mbrojnë titullin dhe ta fitojnë atë për herë të dytë në...