Finalizohet operacioni policor ‘Platforma’/ Kryenin mashtrime online për investime në bursë, një i arrestuar

Finalizohet operacioni policor ‘Platforma’/ Kryenin mashtrime online për investime në bursë, një i arrestuar

Finalizohet operacioni policor i koduar ‘Platforma’, ku përmes një platforme të rreme investimesh online të përfshirë në mashtrime, goditet grupi i strukturuar kriminal. Sipas policisë, në pranga ka përfunduar njëri nga 3 organizatorët e kësaj veprimtarie kriminale dhe po punohet për arrestimin e dy të tjerëve. Gjatë hetimeve u godit një call center në Tiranë, ku kryhej mashtrim kompjuterik. Ndërkaq, më parë janë arrestuar edhe 6 punonjës në këtë subjekt, si dhe 4 të tjerë janë në hetim. Në kuadër të operacionit janë sekuestruar pajisje kompjuterike dhe celularë që i shërbenin mashtrimit.
Burimi: Sot.com.al