Finalizohet operacioni policor “Light”/ Vidhte kabuj elektrikë të ndriçimit të rrugëve, arrestohet autori i dyshuar

Finalizohet operacioni policor “Light”/ Vidhte kabuj elektrikë të ndriçimit të rrugëve, arrestohet autori i dyshuar

Sipas komunikatës zyrtare, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për zbardhjen e vjedhjeve të ndodhura më parë, identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe falë bashkëpunimit me qytetarët, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Light”. Policia e Durrësit ka arrestuar një 35-vjeçar i cili dyshohet se vidhte kabuj elektrikë të ndriçimit të rrugëve. Në kuadër të këtij operacioni u bë e mundur kapja dhe arrestimi i shtetasit A. V., 35 vjeç, banues në Durrës. Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas është autor i një sërë vjedhjesh të kabujve elektrikë, të ndodhura në...