Burimi:
Sot.com.al

Finalizohet operacioni policor i koduar “Prevention”/ Kërcënoi me armë zjarri një grua, bie në prangat e policisë…
👁3717
Një 37-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së kryeqytetit pasi kërcënoi me armë zjarri një grua 40-vjeçare. Bëhet me dije se Ledian Lato u kap në banesën e tij, ndërsa iu sekuestruan 2 armë gjahu, 1 armë e ftohtë dhe municion luftarak. Njoftimi i policisë: Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, pas marrjes së njoftimit se në rrugën “Muhamed Deliu”, një shtetas posedonte armë në banesë dhe kishte kanosur një 40-vjeçare, kanë organizuar menjëherë punën për parandalimin e ngjarjes së mundshme kriminale, dokumentimin e plotë ligjor të rastit dhe vënien e autorit të dyshuar përpara përgjegjësisë penale. Si...