Burimi:
Sot.com.al

“Finalet” e sezonit/ Tre javët e fundit, vendimtare për titullin dhe mbijetesën
👁12373
Kategoria Superiore nis sprintin final drejt fundit të sezonit të rregullt. Përcaktimi katër skuadrave që do të diskutojnë titullin kampion dhe atyre që do të zbresin në një kategori më poshtë mbajnë garën e ndezur, sidomos në fundin e klasifikimit. Egnatia dhe Dinamo City e kanë siguruar vendin në “final four”, ndërsa Vllaznia është shumë pranë arritjes së këtij objektivi. Ai që rrezikon më shumë është Partizani. Aktualisht në vendin e katërt, skuadra e kuqe ka vetëm një pikë më shumë se AF Elbasani, ndërsa për Skënder Gegën dhe të besuarit e tij nuk lejohen më hapa fals pas humbjes...