Filmi shqiptar “AGIA” përzgjidhet në Festivalin e Varshavës

Filmi shqiptar “AGIA” përzgjidhet në Festivalin e Varshavës

Filmi shqiptar “AGIA”, me skenar dhe regji të Lorin Terezit, është përzgjedhur në kategorinë 1–2 të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit të Varshavës, ku do të ketë premierën botërore në edicionin e 42-të të festivalit, që zhvillohet nga 9 deri më 18 tetor 2026. “AGIA”, i mbështetur financiarisht nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë (QKK) dhe Qendra e Filmit të Malit të Zi (Filmski centar Crne Gore), shënon debutimin e regjisorit të ri Lorin Terezi në filmin artistik me metrazh të gjatë. Filmi është një bashkëprodhim mes Shqipërisë, Malit të Zi dhe Austrisë, i prodhuar nga Tunnel Film, me producent Florenc Papas, dhe OnFilm Production, me producent Dritan Huqi, në bashkëpunim me Ivan Djurovic, Elly Senger-Weiss dhe Besnik Krapi. Projekti ka marrë gjithashtu mbështetje për zhvillim nga...