Filharmonia e Kosovës hap sezonin 2026/2027 me “Planetet” e Gustav Holstit

Filharmonia e Kosovës hap sezonin 2026/2027 me “Planetet” e Gustav Holstit

26 September, 2026 - 10:30 Sezoni 2026/2027 i Filharmonisë së Kosovës është hapur me premierën në Kosovë të veprës monumentale “Planetet” të kompozitorit britanik Gustav Holst, një prej krijimeve më të njohura të repertorit simfonik. Për herë të parë, kjo vepër u interpretua në Kosovë nga Orkestra e Filharmonisë së Kosovës dhe Kori i Grave i Filharmonisë së Kosovës, nën drejtimin e dirigjentit Gregory Charette. Koncerti solli për publikun një udhëtim muzikor nëpër universin e Holstit, nga ritmet e fuqishme të “Marsit” te madhështia e “Jupiterit” dhe atmosfera misterioze e “Neptunit”. Përmes tingujve, orkestrës dhe korit, vepra krijoi një atmosferë të mbushur me energji, ngjyra dhe emocione, duke shënuar një hapje të veçantë të sezonit të ri koncertal të Filharmonisë së Kosovës. Filharmonia ka bërë...