Filharmonia e Kosovës hap sezonin 2026/2027 me koncert për fëmijë
24 September, 2026 - 21:01 Në kuadër të programit “Arti në shkolla”, Orkestra e Filharmonisë së Kosovës ka mbajtur koncertin e parë për fëmijë për sezonin 2026/2027. Mbi 300 nxënës nga shkollat e Prishtinës patën mundësinë të ndjekin nga afër fragmente nga vepra “Planetet” e kompozitorit anglez Gustav Holst. Ndërkaq, koncerti i hapjes së sezonit 2026/2027 të Filharmonisë së Kosovës do të mbahet më 25 shtator 2026, duke filluar nga ora 19:30, në Klan Arena. Të interesuarit mund të rezervojnë ulëset përmes lidhjeve të mëposhtme: Blloku 2: https://bit.ly/4xDyP0L Blloku 3: https://bit.ly/4yLSqNb./KultPlus.com
Burimi:
kultplus.com