Filarmonia e Kosovës shkëlqen në koncertin madhështor, në prag të prezantimit në Krakovë

Filarmonia e Kosovës shkëlqen në koncertin madhështor, në prag të prezantimit në Krakovë

Orkestra dhe Kori i Filharmonisë së Kosovës kanë mbajtur një koncert të veçantë nën drejtimin e dirigjentit polak Wojciech Czepiel, duke sjellë një program të pasur me vepra të kompozitorëve ndërkombëtarë dhe shqiptarë.Koncerti u hap me “Ciaccona” nga “Rekuiemi polak” i Krzysztof Pendereckit, kushtuar Papa Gjon Palit II, ndërsa programi vazhdoi me poemën simfonike “Skënderbeu” të kompozitorit shqiptar Fahri Beqiri.Pjesa e parë u përmbyll me “Koncertin për violinë dhe orkestër nr. 1” të Karol Szymanowskit, vepër që u interpretua për herë të parë në Kosovë, me violinisten polake Joanna Konarzewska si soliste. Në këtë interpretim, orkestrës iu bashkuan edhe pesë instrumentistë të Filharmonisë së Krakovës, në kuadër të bashkëpunimit të nisur këtë vit ndërmjet dy institucioneve.Në pjesën e dytë u interpretua oratoriumi “Homagium Matri Teresaiae”...