“Fevziut i pëlqeu më shumë varianti me seks!”- Majko sqaron debatin në Asamblenë e PS: Përmenda video të sekuestruara nga SPAK, jo “video erotike”!
Ish-deputeti socialist Pandeli Majko ka reaguar ndaj raportimeve mediatike mbi fjalën e tij në mbledhjen e fundit të Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, duke mohuar se ka ngritur shqetësime për video erotike apo jetën private të kolegëve të tij. Në një reagim në rrjetet sociale, Majko sqaron se ndërhyrja e tij kishte në fokus atë që ai i quan “kontakte të papërshtatshme dhe diskredituese me krimin e organizuar”. Sipas ish-deputetit socialist, gjatë mbledhjes ai ka kërkuar që personat që kanë kontakte të tilla të largohen nga politika. “Kam folur për kontaktet e papërshtatshme dhe diskredituese me krimin e organizuar. Në mbledhje kërkova që këta njerëz duhet të largohen nga politika”, shkruan Majko. Ai sqaron se gjatë fjalës së tij kishte përmendur vetëm një informacion publik...
Burimi:
javanews.al