Fevziu flet për zgjedhjet e 2027-tës: Shifrat nuk janë premtuese për Ramën në Tiranë

Fevziu flet për zgjedhjet e 2027-tës: Shifrat nuk janë premtuese për Ramën në Tiranë

Pjesë nga biseda:  Ylli Rakipi: Në vitin 2027 do të kemi zgjedhjet vendore. Çfarë formule mendon se duhet të përdorë opozita për të zgjedhur kandidatët? Thatë që Rama ka probleme në Tiranë. Duhet të dalë opozita me emra të partisë, apo duhet të mbështetë të pavarur? Përpjekja për të mbështetur Florian Binajn për Tiranën ishte pozitive por nuk u bënë zgjedhjet, pati edhe një tërheqje të Ramës. Apo duhet një Alimehmeti? Blendi Fevziu: Unë mendoj se opozita duhet të dalë me një kandidat, duke lënë mënjanë Arlind Qorin. Them PD, PL, Agron Shehaj, Lapaj, parti të tjera pro PD dhe faktorë të tjerë që mund të dalin nga protesta. Ylli Rakipi: Qori është i tërhequr. Blendi Fevziu: Jo Qorin nuk mund ta fusësh këtu, sepse...