Festivali letrar “Gegnisht” zhvillon edicionin e pestë në Shkodër

Festivali letrar “Gegnisht” zhvillon edicionin e pestë në Shkodër

Shkodra këtë fundjavë mirëpret edicionin e pestë të Festivalit Letrar “Gegnisht”, një ngjarje që bashkon poetë, prozatorë, përkthyes dhe studiues nga trojet shqipfolëse në rajon. Festivali sjell në vëmendje krijimtarinë letrare në gegnisht, duke u shtrirë në disa gjini, përfshirë poezinë, prozën, përkthimin dhe esenë. Në kuadër të festivalit do të ndahen edhe çmimet letrare që mbajnë emrat e figurave të rëndësishme të kulturës dhe letërsisë shqiptare, ndërsa një çmim i veçantë mban emrin e Kol Mjedës. Ceremonia e ndarjes së çmimeve do të zhvillohet të shtunën në mbrëmje, në oborrin e shtëpisë së Kol Mjedës, një prej banesave karakteristike të Shkodrës dhe njëkohësisht një hapësirë me rëndësi për trashëgiminë kulturore të qytetit. Përgjatë edicioneve, “Gegnisht” është konsoliduar si një hapësirë për ruajtjen dhe promovimin...