Festivali i 26-të i Filmit Frankofon nis në Kosovë me program nga pesë vende
Festivali i Filmit Frankofon ka nisur edicionin e tij të 26-të në Kosovë, duke sjellë për publikun një program të pasur me filma nga Franca, Belgjika, Zvicra, Kanadaja dhe Luksemburgu, si dhe bashkëprodhime frankofone. I organizuar nga Ambasada e Francës në Kosovë dhe Instituti Francez i Kosovës, në bashkëpunim me partnerët frankofonë, festivali mbahet nga 4 deri më 10 nëntor 2026, nën temën “Atmospheres”. Përmes një përzgjedhjeje të larmishme kinematografike, ky edicion synon të sjellë perspektiva të ndryshme kulturore dhe të krijojë hapësirë për dialog përmes filmit. Programi ka nisur më 4 nëntor me filmin “La Bataille de Gaulle – L’Âge de fer”, me regji të Antonin Baudry, në CineStar Cinema, në Prishtina Mall, në një mbrëmje hapëse të organizuar me ftesa. Në ditët në...
Burimi:
kultplus.com