Festa Kombëtare në Vatikan, prezantohet edhe pulla postare simbol! Ministri Hoxha: Shqipëria krenohet me harmoninë ndërfetare
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, mori pjesë në pritjen kombëtare të organizuar nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë pranë Selisë së Shenjtë, me rastin e Festës Kombëtare të Shqipërisë. Aktiviteti shërbeu si një moment i veçantë për të kremtuar së bashku me përfaqësues të Vatikanit, trupit diplomatik dhe miq të Shqipërisë, vlerat, historinë dhe identitetin kombëtar shqiptar. Në ceremoni morën pjesë edhe Sekretari i Shtetit të Selisë së Shenjtë, Kardinali Pietro Parolin, si dhe Kardinali shqiptar, Ernest Simoni. Gjatë fjalës së tij, Kardinal Simoni dha një mesazh mbi shpresën dhe besimin te e ardhmja. “Faleminderit të gjithëve ju që keni nderuar dhe vazhdoni ta nderoni kaq lart popullin tonë. Edhe unë, si një bir i përulur i popullit shqiptar, dëshiroj të...
Burimi:
javanews.al