Festa e madhe tek të kuqtë, Partizani merr fitoren e parë në Superiore kundër Vllaznisë

Festa e madhe tek të kuqtë, Partizani merr fitoren e parë në Superiore kundër Vllaznisë

Vllaznia ka hyrë në një krizë të madhe në nisje të Superiores. Shumë tematika të hapura jashtë fushe, ndërsa në të, shkodranët nuk po marrin maksimumin. Sot shkodranët kanë humbur ndaj Partizanit në shifrat 2-3, duke i dhënë të kuqëve fitoren e parë të kampionatit. Goli i parë u shënua nga Fadairo në minutën e 4 te Partizani, ndërsa autogoli i Vatas ktheu baraspeshën në të 21. Para mbylljes së pjesës së parë ishte Alliu që nuk gaboi para zone, duke ndëshkuar sërish Vllazninë. Për shkodranët barazoi Musta në të 57 pas një gabimi të portierit të Partizanit, ndërsa në fundin e takimit, nga penalltia, Human shënoi edhe golin e 3 të takimit. /Sport Ekspres/