“Ferri” i Rocchi: Kam përjetuar një makth, nuk kam pasur kurrë marrëdhënie me drejtues të Interit
Pas stuhisë flet Gianluca Rocchi. Tani që hetimi për mashtrim sportiv në bashkëpunim është arkivuar, ish-dizajnuesi i arbitrave italianë ka komentuar, në një intervistë të gjatë për “Corriere dello Sport”, hetimin ndaj arbitrave që i përmbysi jetën dhe karrierën: “Kjo bombë më shpërtheu në jetë… E kam përsëritur me vete 50 herë: Pse mua? Çfarë kam bërë? Ishte për t’u çmendur. Dhe gjërat u përkeqësuan gradualisht. Lexova dhe dëgjova gjithçka. Isha përbindëshi. Por përbindësh pse? Kam menduar gjithfarë gjërash. Kush më do kaq keq? Megjithatë, gjeta edhe shumë njerëz miqësorë, madje pati edhe nga ata që u përpoqën të më qetësonin. Më thanë se ndonjëherë këto janë shenja, shenja të një ndryshimi, dhe duhet t’i kuptosh”. Rocchi vijon rrëfimin e tij: “E gjeta veten me...
Burimi:
telesport.al