Ferit Hoxha në Budapest: Diplomacia shqiptare duhet të kthehet në motor të zhvillimit ekonomik dhe integrimit europian
Gjatë vizitës zyrtare në Hungari, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha zhvilloi një bashkëbisedim në Universitetin Ludovika të Shërbimit Publik në Budapest, ku prezantoi prioritetet e Shqipërisë për forcimin e diplomacisë ekonomike dhe kontributin e saj në zhvillimin e vendit. Përballë studentëve dhe përfaqësuesve të universitetit, Hoxha theksoi se diplomacia shqiptare duhet të marrë një rol gjithnjë e më aktiv në mbështetjen e ekonomisë, duke u shndërruar në një urë lidhëse mes bizneseve shqiptare dhe tregjeve ndërkombëtare. Sipas tij, përfaqësitë diplomatike duhet të angazhohen më shumë në promovimin e eksporteve, identifikimin e mundësive për investime, hapjen e tregjeve të reja dhe krijimin e partneriteteve që sjellin përfitime konkrete për ekonominë shqiptare. “Diplomacia jonë nuk duhet vetëm të përfaqësojë vendin, por edhe të...
Burimi:
kohajone.com