Fenomeni 17-vjeçar që po sjell një revolucion në Bundesligë, Bayern Munich gati ta “rrëmbejë”

Fenomeni 17-vjeçar që po sjell një revolucion në Bundesligë, Bayern Munich gati ta “rrëmbejë”

Pasi u bë i njohur në sezonin e kaluar, Wael Mohya është konfirmuar si talenti i madh i radhës në Bundesligë. Këtë sezon, ai po dëshmon më së miri potencialin e tij te Borussia Monchengladbach dhe klubet e tjera gjermane tashmë po e ndjekin me vëmendje të madhe. Fillimi i sezonit për Borussia Mönchengladbach ka qenë tejet dramatik. Të pozicionuar në fund të renditjes në Bundesligë, “Die Fohlen” e nisën sezonin me gjashtë humbje në gjashtë ndeshje. Megjithatë, të premten e kaluar ata arritën më në fund fitoren e parë, kundër Stuttgartit. Një fitore që mban vulën e Wael Mohya-s. Me një gol të shënuar dhe një asist për Shuto Machinon, mesfushori i ri sulmues po dëshmohet si lojtari kyç për ekipin e tij. Me...