Fëmijët përballë algoritmeve, bullizmit digjital dhe shëndetit mendor

Fëmijët përballë algoritmeve, bullizmit digjital dhe shëndetit mendor

Për shumë fëmijë, telefoni është bërë pjesë e pandashme e përditshmërisë, por edhe një hapësirë ku përballen me bullizëm, përqeshje dhe cenim të privatësisë. Çfarë ndodh kur një fotografi e shpërndarë pa leje apo një koment fyes ndikon në vetëbesimin e një fëmije? Dhe kush e dëgjon kur bota digjitale kthehet në burim ankthi? Telefoni dhe interneti janë bërë pjesë e përditshmërisë edhe për fëmijët. Për disa, është mënyra më e lehtë për të komunikuar me familjen dhe shoqërinë. Për të tjerë, është mjet për mësim, argëtim dhe lojëra. Por koha që kalojnë para ekranit dhe përmbajtja me të cilën përballen nuk janë gjithmonë të njëjta me ato që pranojnë se përdorin.  “Ne i përdorim, por jo edhe aq shumë. Për të kontaktuar me prindërit...