Fëmija refuzon papritur ushqimet? Ja kur duhet të shqetësohen prindërit

Fëmija refuzon papritur ushqimet? Ja kur duhet të shqetësohen prindërit

Fëmija juaj mund t’i ketë pëlqyer bizelet dhe fasulet javën e kaluar. Por tani jo më. Çfarë i bën ata të këmbëngulin papritur duke thënë: "Nuk më pëlqen“? Sipas organizatës gjermane të shëndetit "Netzwerk Gesund ins Leben“, prindërit nuk kanë pse të shqetësohen për momentin. Sjellja tekanjoze ndaj ushqimit, e cila i bën shumë prindër t’i cilësojnë fëmijët e tyre si "nazeli me ushqimin“, shfaqet shpesh rreth moshës 2-vjeçare. Deri atëherë, shumica e fëmijëve janë të hapur ndaj shijeve të reja, provojnë ushqime të panjohura dhe janë të gatshëm të hanë gjithçka që të rriturit kanë në pjatat e tyre. Megjithatë, pas kësaj moshe, shpesh fillon një fazë gjatë së cilës fëmijët e kufizojnë ushqimin e tyre në vetëm disa ushqime të përzgjedhura ndoshta vetëm...