Burimi:
Sot.com.al

Fëmija 12-vjeçar qëllon me pistoletë në ajër, procedohet penalisht i ati
👁5243
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë njofton se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 kanë referuar materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B. X., 53 vjeç, pasi në një video të postuar në rrjetet sociale shfaqet djali i tij, një fëmijë 12-vjeçar, duke qëlluar në ajër me një pistoletë manovër. Policia reagoi menjëherë pas identifikimit të videos, duke sekuestruar armën dhe 14 fishekët manovër si prova materiale. Sakaq, materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme në këtë çështje.