Faza e re e rindërtimit në Kombinat, Bashkia e Tiranës vijon heqjen e mbetjeve

Faza e re e rindërtimit në Kombinat, Bashkia e Tiranës vijon heqjen e mbetjeve

Aktualitet E Shtunë, 26 Shtator 2026 12:18 Vijon puna në zonën e Kombinatit për lirimin e hapësirave ku do të zhvillohet faza e radhës e rindërtimit. Pas prishjes së objekteve të përfshira në VKM-në e shpronësimit, aktualisht po punohet për evadimin e inerteve dhe pastrimin e territorit në Njësinë Administrative nr. 6.Ndërhyrjet synojnë të krijojnë kushtet e nevojshme për vijimin e ndërtimit të godinave të reja dhe të infrastrukturës publike të parashikuar për zonën.Me përfundimin e prishjeve dhe largimin e mbetjeve, hapësirat do t’i hapin rrugë vazhdimit të procesit të rindërtimit dhe transformimit urban të Kombinatit.