Fatura milionëshe e zgjedhjeve në Serbi

Fatura milionëshe e zgjedhjeve në Serbi

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi po e zbrazin arkën e këtij shteti. Deri më tani, ato u kanë kushtuar qytetarëve së paku 16.5 milionë euro, tregon një analizë e Radios Evropa e Lirë. Qeveria e Serbisë e siguroi këtë shumë duke marrë para nga rezerva buxhetore e shtetit gjatë muajit shtator. Shtatë vendime për financimin e zgjedhjeve u morën pasi u bë e ditur se qytetarët do t’u drejtohen kutive të votimit më 25 tetor. Edhe pse Kuvendi është përgjegjës për miratimin e buxhetit vjetor, Qeveria ka të drejtë të tërheqë mjete nga rezerva buxhetore. Në parim, kjo rezervë duhet të përdoret për shpenzime urgjente, përkatësisht të paplanifikuara. Megjithatë, 16.5 milionë eurot e ndara nga rezerva nuk përbëjnë koston përfundimtare të zgjedhjeve. Qeveria dhe...