Fatura e “Tigrave” të Vlorës rëndohet sërish/ KESH, tender 1.86 milionë euro për sigurimin

Fatura e “Tigrave” të Vlorës rëndohet sërish/ KESH, tender 1.86 milionë euro për sigurimin

Fatura e “Tigrave” të Vlorës rëndohet sërish/ KESH, tender 1.86 milionë euro për sigurimin Fatura financiare për dy termocentralet lundruese në Triport të Vlorës vazhdon të rëndohet. Korporata Elektroenergjitike Shqiptare ka hapur garën për sigurimin 1-vjeçar të dy anijeve gjeneruese, të njohura si “Tigri I” dhe “Tigri III”, duke vënë në dispozicion një fond limit prej 166.47 milionë lekësh ose rreth 1.86 milionë euro. Ky tender i shtohet zinxhirit të gjatë të shpenzimeve miliona eurosh të paguara ndër vite për qiranë, ankorimin, karburantin, sigurimet e mëparshme dhe procedurat e operimit e mirëmbajtjes së dy anijeve. Pavarësisht kostove të larta të akumuluara nga buxheti i korporatës publike — që në debatin publik dhe raportimet e deritanishme janë vlerësuar në dhjetëra milionë euro — prodhimi i energjisë...