Fati i keq nuk i ndahet Juventusit, operohet edhe Kolo Muani. Francezi ka thyer gishtin
21 Shtator 2026 13:11 Alfred Lleshi Fati i keq i dëmtimeve vazhdon ta ndjekë Juventusin. Randal Kolo Muani ka frakturuar një gisht të dorës dhe do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale, raporton “Tuttosport”. Sulmuesi francez luajti të dielën në mbrëmje kundër Atalantës me një fashë të dukshme në dorën e djathtë, mes gishtit të unazës dhe gishtit të vogël. Bëhet fjalë për një dëmtim që nuk pritet të krijojë probleme të mëdha për një sulmues, por ndërhyrja do t’ia vështirësojë aktivitetin 27-vjeçarit gjatë pushimit të gjatë të kombëtareve. Kolo Muani nuk është grumbulluar nga Franca, e cila ka nisur epokën e re me Zinedine Zidane në stol. Pas Yildiz, Thuram, Locatelli dhe Grabara, Kolo Muani bëhet lojtari i pestë i Juventusit që i nënshtrohet një...
Burimi:
telesport.al