Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Fari i Aleksandrisë, godina më mbresëlënëse e botës së lashtë
Qyteti i vogël egjiptian Rakatis në Aleksandrinë e sotme, ekzistonte në vitin 1900 Para Krishtit. Vendndodhja e tij buzë Mesdheut ishte e përsosur. Qyteti ishte i mbrojtur nga dallgët e mëdha dhe deti i furishëm pranë ishullit të Farit, si dhe një brez ishujsh më të vegjël koralorë. Rakotis furnizohej me ujëra të ëmbël si nga liqeni Mariut ashtu edhe nga lumi Nil. Qyteti kishte shërbyer prej kohësh si një linjë e transportit detar, dhe furnizonte me mallra ishullin e Farit. Sipas Homerit, shkrimtarit të famshëm helen, porti pranë ishullit të Farit ka ekzistuar qënë lashtësi. Ai e përshkroi këtë ishull në veprën e tij letrare klasike, Odiseu, ku Menelau mbeti i bllokuar në ishullin e Farit gjatë kthimit nga Lufta e Trojës. Porti i...