‘Far West Radhima’/ Shkëmbim zjarri dhe 1 i plagosur, shpallet në kërkim Bujar Muça, si u dogj Audi me gjurmët e gjakut

‘Far West Radhima’/ Shkëmbim zjarri dhe 1 i plagosur, shpallet në kërkim Bujar Muça, si u dogj Audi me gjurmët e gjakut

Bujar Muça VLORË- Policia e Shtetit dyshon se gjatë ndjekjes mes automjeteve të dy biznesmenëve Luan Muça dhe Vasil Bedinaj, ka patur shkëmbim zjarri nga të dyja palët. Burime i thanë ZËRI, se situata është agravuar në momentin që të dyja grupet kanë dalë nga lokali. Aty ka nisur një ndjekje mes automjeteve, ku dyshohet se përveç automjetit Range Rover ku udhëtonte shtetasi nga Kosova, Blerim Heta, ku u gjetën dy plumba, gëzhojat janë gjetur edhe në një tjetër automjet. Bëhet fjalë për raportimin e mëparshëm të ZËRI; për mjetin audi a8, në pronësi të shtetasit Renato Kodra, me targë AB 295 YB, që u gjet i djegur në Radhimë. Paraprakisht mësohet se brenda Audit janë gjetur gëzhoja dhe gjurmë gjaku, çka konfirmon se përveç...