Faqja ndërkombëtare e shpall Shqipërinë si destinacionin më tërheqës për pushime
Shqipëria po tërheq vëmendje në rritje në hapësirën turistike evropiane, ndërsa platforma e udhëtimeve “Europexplores” e ka prezantuar vendin si një nga destinacionet më tërheqëse për pushime në Evropë, duke vënë në pah bregdetin, qytetet historike dhe peizazhet malore. Në një postim të publikuar në Instagram, i cili është pasqyruar edhe nga mediet shqiptare, platforma përdor titullin “Albania takes the crown as Europe’s best travel destination”, duke e përshkruar Shqipërinë si një nga destinacionet më të përfolura për arratisjet turistike në kontinent, shkruan ATSH. Sipas “Europexplores”, një prej faktorëve që e bëjnë Shqipërinë tërheqëse është kombinimi i plazheve me ujëra të kaltra të Rivierës Shqiptare dhe Ksamilit, qyteteve historike të Beratit dhe Gjirokastrës, si dhe peizazheve malore të Alpeve Shqiptare. Kjo larmi u ofron turistëve...
Burimi:
kultplus.com