Familje të moçme shqiptare: familja Shpani nga mesjeta deri sot

Familje të moçme shqiptare: familja Shpani nga mesjeta deri sot

Familja Shpani, ose Spani, përmendet në dokumentet mesjetare në disa zona të Arbërisë, si në Drisht, Pult, Mat e në krahina të tjera. Në shek. XV Spanët ishin mes zotërve të Arbërisë veriore dhe morën pjesë në Kuvendin e Lezhës në 1444, që themeloi ushtrinë e përbashkët arbërore me në krye Skënderbeun. Pas pushtimit osman, Pulti i vjetër (zona nga malet pas Drishtit deri në lumin Valbonë) u njoh edhe me emrin “Petrishpan-ili”, në emër të Pjetër Shpanit. Nga ajo kohë, mbiemri Shpani shfaq vazhdimësi në zonën e Urakës (bajraku i Rranzës) në Mat, ku del në disa fshatra që në regjistrimin e vitit 1467, dhe gjendet edhe sot. Një nga pinjollët e Shpanëve të kësaj zone ka kryer testin e vijës atërore, nga i...