Familje të moçme shqiptare: Bua – Prejardhja gjenetike

Familje të moçme shqiptare: Bua – Prejardhja gjenetike

Bua është një prej mbiemrave që haset më së shpeshti në dokumenta mesjetare që kanë të bëjnë me shqiptarët. Buat kanë qenë një prej fiseve të hershme shqiptare që depërtuan deri në Peloponez, formuan aty njësitë e tyre politike dhe ushtarake dhe ishin mes prijësve kryesorë të qëndresës arbërore ndaj osmanëve në More. Më vonë u zhvendosën edhe drejt Italisë, ku pinjolli më i famshëm i familjes ishte gjenerali Mërkur Bua. Në Shqipëri, familja Bua gjendet edhe sot në Dhërmi. Shkrimtari Petro Marko tregon në librin e tij “Intervistë me vetveten” se fiset Marko dhe Gjoni në Dhermi rrjedhin nga fisi Bua.Rezultati gjenetik i familjes Bua nga Dhërmiu është R1b-Z2103>Z2705>MF5057. Siç e kemi përmendur më parë, R-Z2705 është linjë atërore karakteristike shqiptare dhe ka luajtur...