No Image Available

Falsifikoi në mënyrë të përsëritur dokumente, Prokuroria Fier përfundon hetimet dhe dërgon në gjyq noteren

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier përfundoi hetimet dërgon në gjyq shtetasen A.H., me profesion notere, e akuzuar për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve” nga personi që ka për detyrë t’i lëshojë ato, e kryer më shumë se një herë, parashikuar nga neni 186, paragrafi i tretë, i Kodit Penal. Në përfundim të hetimeve mbi procedimin penal nr.1050, të vitit 2019, rezultoi se, gjatë periudhës 2011–2020, e pandehura, në cilësinë e noteres, ka kryer veprime të përsëritura të falsifikimit të dokumenteve noteriale. Konkretisht, në disa raste, ajo dyshohet se ka hartuar dhe lëshuar akte noteriale duke përdorur emrat e noterëve të tjerë, pa qenë këta të fundit autorë të akteve përkatëse. Në raste të tjera, dyshohet se ka hartuar...