Falsifikoi dokumente noteriale në mënyrë të përsëritur për një dekadë, Prokuroria e Fierit çon në gjyq noteren e pandehur!

Falsifikoi dokumente noteriale në mënyrë të përsëritur për një dekadë, Prokuroria e Fierit çon në gjyq noteren e pandehur!

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar zyrtarisht për gjykim shtetasen A.H., me profesion notere. Ajo akuzohet për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve” nga personi që ka për detyrë t’i lëshojë ato, e kryer më shumë se një herë, sipas nenit 186, paragrafi i tretë, i Kodit Penal. Hetimet e zhvilluara në kuadër të procedimit penal nr. 1050 të vitit 2019 kanë zbuluar se, gjatë periudhës 2011–2020, e pandehura ka ndërmarrë veprime të përsëritura të falsifikimit të dokumenteve zyrtare në cilësinë e noteres. Organi i akuzës bën me dije se në disa raste ajo dyshohet se “ka hartuar dhe lëshuar akte noteriale duke përdorur emrat e noterëve të tjerë, pa qenë këta...