Falsifikoi certifikatat e vaksinimit të COVID-19, Xhaka dënohet me gjobë të kushtëzuar: E pranoj vendimin dhe marr përgjegjësinë!

Falsifikoi certifikatat e vaksinimit të COVID-19, Xhaka dënohet me gjobë të kushtëzuar: E pranoj vendimin dhe marr përgjegjësinë!

Kapiteni i Kombëtares së Zvicrës, Granit Xhaka, është dënuar me 50 ditë-gjobë, nga 3 mijë franga zvicerane secila, me kusht, në lidhje me falsifikimin e dy certifikatave të vaksinimit gjatë pandemisë së COVID-19. Lajmin e ka bërë të ditur vetë futbollisti shqiptar përmes një postimi në Instagram. Xhaka sqaron se dënimi është me kusht dhe nuk do të ekzekutohet nëse, gjatë periudhës së përcaktuar, nuk kryen një tjetër shkelje. Njoftimi i plotë i Granit Xhakës: “Para disa javësh u shpreha personalisht këtu dhe thashë se e marr përsipër përgjegjësinë për vendimin tim. Qëndroj pas kësaj. Pasi dhashë dëshminë time të plotë pranë prokurorisë, tani është marrë vendimi i prokurorisë. Jam dënuar me urdhër penal për përfitim/zhvatje të një vërtetimi të rremë, me një gjobë të...