Falsifikimi i certifikatës së COVID, trajneri i Zvicrës për Xhakën: E ka kuptuar që ka bërë gabim! I bindur se do të gjejmë një zgjidhje

Falsifikimi i certifikatës së COVID, trajneri i Zvicrës për Xhakën: E ka kuptuar që ka bërë gabim! I bindur se do të gjejmë një zgjidhje

Trajneri i Zvicrës, Murat Yakin, ka folur për situatën e Granit Xhakës pas rastit të certifikatës së falsifikuar të vaksinimit gjatë pandemisë së COVID. Kapiteni zviceran e ka pranuar gabimin dhe, sipas Yakin, ka marrë publikisht përgjegjësinë për veprimet e tij. “Graniti e ka kuptuar se ka bërë një gabim. Atij i vjen keq dhe publikisht e ka marrë përgjegjësinë”, deklaroi Yakin për “Blick”. Xhaka ishte planifikuar të bashkohej me Zvicrën në Belek për përgatitjet e ndeshjeve të radhës. Megjithatë, pas bisedimeve me presidentin e SFV-së, Peter Knabel, ai vendosi të qëndrojë larg kombëtares për disa javë. Vendimi synon të shmangë shpërqendrimin e ekipit nga debati publik rreth çështjes. Yakin pranoi se mungesa e mesfushorit është një humbje sportive për Zvicrën. “Është sigurisht një keqardhje...