Falsifikim me pronat në Hipotekë, arrestohet drejtori i ASHK-së Fier dhe dy të tjerë

Falsifikim me pronat në Hipotekë, arrestohet drejtori i ASHK-së Fier dhe dy të tjerë

Prokuroria e Fierit ka vijuar hetimet për një skemë të dyshuar të përfitimit dhe regjistrimit të kundërligjshëm të pasurive të paluajtshme në zonën e Levanit. Në kuadër të operacionit janë arrestuar ish-drejtori i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Fier, Ertis Shehu, dhe Ervin Habilaj, i dyshuar si përfitues i pronave, ndërsa për një ish-hartograf pranë ASHK-së Fier është caktuar masa “Detyrim për t’u paraqitur para oficerit të policisë gjyqësore”. Hetimet kanë nisur në kuadër të procedimit penal për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve”, “Mashtrimi”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Shpërdorimi i detyrës”. Njoftimi i policisë: Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në DVP Fier ka ekzekutuar 3 masa të tjera sigurie ndaj shtetasve: * Ervin Habilaj, 49 vjeç, banues...